U nis me bujë të madhe nga Kurti, projekti i 23 shtëpive për familjet skamnore të komuniteteve mbetet i papërfunduar - NACIONALE

U nis me bujë të madhe nga Kurti, projekti i 23 shtëpive për familjet skamnore të komuniteteve mbetet i papërfunduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeverinë Kurti kritikohet më së shumti për projektet që i nis, e i la në gjysmë. Përveç urës të Staradranit, pothuajse asnjë projekt nuk ka mbetur në mbamendjen tonë, si projekt i përfunduar. Autostrada e Gjilanit? 160 çerdhe? Banesat e përballueshme për çiftet e reja?

Fatin e 'një projekti të papërfunduar' e ka edhe shtëpia e familjës 11 anëtarëshe në Muhoc të Ferizajt.

A ju kujtohet kur kemi raportuar për familjen gorane të z.Sherif Alijaj.

Eh pra po e përsërisim edhe njëherë se ndërtimi i kësaj shtëpie është project në kuadër të qeverisë Kurti më saktësisht e ministrisë për kthim dhe komunitete.

Vlen të theksohet se familja gorane po vazhdon të jetoj ende në kushte të rënda

Qeveria Kurti ende nuk e ka bërë asnjë hap tutje për këtë projekt, por kjo nuk është e tëra.

Nga Komuna e Ferizajt kanë bërë të ditur se kanë dërguar email tek ministri për kthim dhe komunitete, Nenad Rashiq lidhur me këtë rast, ku komuna e Ferizajt ka shprehur gadishmëri për ti ndihmuar kësaj familjeje për të ia përfunduar shtëpinë, por që të njëjtin janë refuzuar nga ministri Rashiq.

Përgjigjen qe ata e kanë dhënë, ishte shokuese. Pra përsëri faji tek udhëheqësit e kaluar.

I njëjti ka folur edhe për gazetën Nacionale, ku tha se pritet që nga tetori këto familje të kenë të gatshme shtëpitë e tyre.

Pra përvec kësaj përmes këtij email kuptojmë që 23 shtëpi për komunitet, kjo qeveri nuk i ka përfunduar…Merreni me mend.

Por në tërë këtë lajm, nëse mundemi me quajt lajm, për familjejn Alijaj ka një lajm të mirë.

Pas raportimit të Nacionalës nga komuna e Ferizajtt më saktësisht nga drejtoria e shëndetësisë kanë ndarë mjete financiare për trajtimin shëndetësorë për bashkëshortene e z.Sherif Alijaj.

Lajme të ngjashme