Teksa “elita” ishte tek Ambasada Amerikane për Asociacionin, tek Ambasadat tjera qytetarëve nuk u pritet të ikin nga Kosova - NACIONALE

Teksa “elita” ishte tek Ambasada Amerikane për Asociacionin, tek Ambasadat tjera qytetarëve nuk u pritet të ikin nga Kosova

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Deri para disa muajsh ishte rruga më e frekuentuar nga qytetarët prej të gjitha vendeve të Kosovës. Të gjitha shtëpitë, madje edhe barakat e ndërtuara prej hekuri kishin çmime të larta të qerasë. Shumë biznese kanë fituar qindra-mijëra euro nga “plotësimi i dokumenteve” deri tek fotokopjimi i dokumenteve të ndryshme. Edhe taksistat kanë qëndruar afër asaj rruge. Bëhet fjalë për rrugën ku janë të vendosura shumica e Ambsadave të shteteve të fuqishme në Kosovë.

Rruga e ndarë në dy rende objektesh është në Dragodan. Një nga lagjet ku janë të vendosura diplomaticë më të fuqishme. Por tash nuk është ashtu. Nuk ka shumë njerëz që presin para ambasadave, sepse ata tashmë presin para objekteve të tjera private të Agjencive që janë kontraktuar nga Ambasadat për ta kryer procesin e aplikimit për viza. Nuk ka as dyqane të vogla që fotokopjojnë, lëshojnë sigurime shëndetësore ose të ndihmojnë në plotësimin e formularëve. Disa prej tyre tashmë shërbejnë si magazinë për dru që digjen dimrit.

Megjithatë përkundër rrugëve të zbrazura tek ambasadat, njerëzit duan të ikin. Ata vetëm janë zhvendosur nëpër vende të tjera në Prishtinë. Në dy prej tyre shkova për t’i pyetur se kah po iknin, pse po iknin dhe mbi të gjitha nëse ndonjëherë do të kthehen.

Lajme të ngjashme