U dënua me 18 vjet burg pasi akuzohej se e shtyu të dashurën nga kati i gjashtë i një hoteli – Endrit Nika apelon vendimin - NACIONALE

U dënua me 18 vjet burg pasi akuzohej se e shtyu të dashurën nga kati i gjashtë i një hoteli – Endrit Nika apelon vendimin

1 ditë më parë

nga Eriola Cacaj

Në Gjykatën e Apelit, gjatë ditës së hëne u shqyrtuan ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Endrit Nika u dënua me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023.

Prokuroria ka kërkuar ashpërsim të dënimit, ndërkaq mbrojtja propozoi ekspertizë të re, duke pretenduar se vdekja ishte aksidentale dhe se përgjegjës është pronari i hotelit dhe jo i pandehuri Nika.

Lajme të ngjashme