“Ta hanksha loçkën”: Sami Kurteshi mësyen një fletëvotim, kuptoni krejt çka ndodhi në 11 minuta
Një fletëvotim që vëzhgues të LDK-së dhe të tjerë, kërkonin të shpallej i pavlefshëm meqë ishte i paplotë (fizikisht, nuk shihej emri i një partie në fund), ishte arsyeja që Sami Kurteshi – anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, të shkakonte përplasje në Qendrën e numërimit të votave, ku prej disa ditësh – po numërohen ato me postë të diasporës.
Debati:
Kurteshi: Vendimi ësht marrë, qite edhe ni herë ta shof unë, gjysma shifet dhe nuk ka asnjë vijë, domethënë është, qëllimi është i qartë, vullneti është i qartë, mirëpo megjithatë ju duhet me vendosë jo na këtu. Jo qito jo, kur nuk shifet hiç atëherë po.
Vëzhgues: Jo qajo nuk shifet subjekti,
Pacolli: E para je tuj bë presion po qekjo është e pavlefshme.
Kurteshi: Vec pak, ju jeni?
Pacolli: Jam Egzon Pacolli, vëzhgues i LDK-së.
Kurteshi: Eh, më fal veç më fal.
Pacolli: Shihe me sy, a po shihet me sy qitu, qite të plotë. Qe fjala nuk shihet.
Kurteshi A janë dy të njëjta?
Pacolli: Nuk po shihet.
Kurteshi: Ti nuk po e sheh? Unë po e shoh që qitu shkruan ‘Fjala’.
Pacolli: Kjo e ka shpallë te pavlefshme.
Kurteshi: Por nuk është e pavlefshme. A shihet kjo e fundit.
Pacolli: O zotni, nuk është fletëvotimi i plotë e di që edhe me vendim të PZAP nëse nuk është fletëvotimi i plotë, nuk është i vlefshëm.
Vëzhguesja: Me logjikë e dimë që është 138 por me u pa nuk po shihet.
Kurteshi: Ti vazhdo qashtu qysh e ke bë. Mandej a shpallet e pavlefshme a nuk shpalles. I cilës parti je ti?
Pacolli: I LDK-së.
Kurteshi: Ah, andaj, prandaj thuaje, hoh, ta hanksha loçkën.
Vëzhguese: E ti i kujt je?
Kurteshi: Unë i Vetëvendosjes, por nuk jam vëzhgues. Vec pak po shumë bre po folë.
Vëzhguesja: Se ti i LDK-së, e nuk po bëjke. Të lutem, mos i nënçmoni të tjerët. Në tavolinë andej kam qenë, votën time e kam shpallë të pavlefshme.
Të lutem mos na shqetëso, i thotë një vëzhgues Sami Kurteshit.
“U kry çdo sen. Sillu ma mire” – dëgjohet t’i thotë vëzhguesi.
Kurteshi: Çka kceve ti tash? Çka kceve?
Vëzhgues: Prej momentit që je ardhë je tuj provoku.
Kurteshi: A je normal? Ti po thu me folë me mu nuk ke të drejtë.
Vëzhgues: Unë jam shumë ma normal se ti që je normal, qito po të garantoj.
Dhe në fund, Sami Kurteshi i tha Nacionales, se ai kishte të drejtë në kërkesën e tij.
“Po e kundërshtova se qai fletëvotim nuk është dukshëm i pavlefshëm edhe na kemi edhe kritere, kur një subjekt nuk shifet fare, aty vota është invalide. Por kur duket, fare pak ajo është e pavlefshme”, tha Kurteshi.