Sytë te shporeti, deputetja e VV-së analizon ofertat në Facebook gjatë seancës në Kuvend
Deputetja e VV-së, Shqipe Isufi, gjatë seancës në Kuvend, po këqyrte të blinte një shporet për dimër.
Deputetes së VV-së, më shumë i interesonte oferta në rrjetet sociale për shporet, sesa argumentet e partisë së saj pse s’duhet paguar mësuesit.
Bëhet fjalë për shporet në vlerë prej 1450 euro, të cilin deputetja mund ta blejë me ndihmën e subvencionimet e Qeverisë.
Kur u pyet nga Nacionalja pse po këqyrte shporete gjatë seancës së Kuvendit, deputetja tha se vetëm po i analizonte.
“I ka qit qeveria, i analizojsha... kurgjo” – tha Isufi.
Por, deputetja këtë shporet po e këqyrte për një qytetar, e jo për vete.
“Jo, unë jo personalisht, por më ka pyetur dikush prej qytetarëve”.
Me krizën e madhe energjetike që po pritet ta kaplojë Evropën pas luftës në Ukrainë, Kosova pritet të përballet me reduktime të ashpra të rrymës.