Nënçmimi i Kurtit ndaj invalidëve të UÇK-së që nuk i takon dhe as nuk ju ndihmon t’i ndërrojnë protezat për gjymtyrët që i lanë në fushëbetejë — “Qeveritë e kaluara na ndihmonin herë pas here” - NACIONALE

Nënçmimi i Kurtit ndaj invalidëve të UÇK-së që nuk i takon dhe as nuk ju ndihmon t’i ndërrojnë protezat për gjymtyrët që i lanë në fushëbetejë — “Qeveritë e kaluara na ndihmonin herë pas here”

10 muaj më parë

nga Festim Gërguri

Barot dhe hekur m'ranë në kraharor

Ktheje kokën vëlla në strehën time qiell

Në trupin tim me copa, këtu nis liria

N'mos qoftë atdheu i ngrohtë si diell

S'kanë pse i duhen, gjymtyrët e mia

Kjo është një pjesë teksti nga kënga Engjujt Arberor që ju kushtua invalidëve të luftës. Atyre që nuk patën fatin të japin jetën për liri, por lanë gjymtyrët e trupit në fushën e betejës.

Invalidët kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë, që t’i ndërrojnë protezat, për kontrolla të ndryshme mjekësore... Por, Kurti ka kohë që as nuk i takon kategoritë e dala nga lufta.

Kryeministri për këtë çështje në Kuvend thotë se fillimisht duhet të pastrohen listat e veteranëve.

Por pse për çështjen e veteranëve duhet të vuajnë invalidët? Kategoria më e prekur nga lufta.

Kush mund të na tregonte më mirë se vetë invalidi i harruar, për nënçmimin që i bëhet nga Qeveria e Kosovës?

Siç e tha Bimi, megjithatë qeveritë e tjera i kanë ndihmuar herë pas here kategoritë e dala nga lufta. Por, çka ka bërë kjo qeveri?

Kurti më 6 korrik 2021, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar për çështjen e kategorive të dala nga lufta. I cili nuk pranoi t’ia japë një përgjigje Bimit, por na tha t’i dërgojmë pyetje me email.

Jo vetëm pyetjet e emailit, por krejt këtë çështje do ta çojmë deri në fund sepse çdo qeveri në Kosovë e ka obligim t’u ndihmojë invalidëve të luftës.

Lajme të ngjashme