Si po e refuzon Kurti çdo kërkesë të veteranëve, ndërkohë që qeveritë tjera i plotësuan të gjitha - NACIONALE

Si po e refuzon Kurti çdo kërkesë të veteranëve, ndërkohë që qeveritë tjera i plotësuan të gjitha

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

Raportet në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë, gjithmonë kanë qenë të acaruara.

Së fundmi, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj po e akuzon qeverinë se nuk po përgjigjet në kërkesat e veteranëve dhe invalidëve.

Mehmet Zabeli si sekretar i organizatës thotë se qeveritë e kaluara i kanë plotësuar 2340 kërkesa, ose thënë ndryshe çdo kërkesë që e kanë pasur.

Ndërkohë që me qeverinë e Kurtit nuk është plotësuar asnjë kërkesë.

Sipas tij, Kurti po i shmanget takimit me veteranët dhe po takohet me njerëz të vetëshpallur si përfaqësues të veteranëve, por në realitet janë të afërt me Kurtin.

Lajme të ngjashme