Studentët kërkojnë përjashtimin e Bekim Bejtës, Rektori Qerim Qerimi për protestat: Nuk ishin fare të nevojshme
Sot para Fakultetit të Filologjisë në drejtim të Rektoratit të UP-së u mbajtën dy protesta, ku u kërkua shkarkimi i profesorit Bekim Bejta. Bejta, sot është suspenduar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Fillimisht, në ora 10:00 Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë përmes një marshi simbolik e me pankarta në duar kërkuan përjashtimin e Bejtës, pasi sipas tyre nuk mjafton vetëm suspendimi.
Në pankarta shkruhej: "Stilat e Bekimit, me ngacmu, me ofendu, me kërcnu, mos me t'lon me jetu", "Po du m'u shkolli, e jo m'u dhunu, marre po m'vjen për çka jom t'u protestu, "Në Universitet s'ka vend për "të trentë", "Përjashtojeni Bekim Bejtën".
E për faqësuesi i studentëve Edon Nishori tha se profesori në fjalë ka kërcënuar studentët e departamentit të anglishtës, departamenteve të tjera dhe ndaj Këshillit Studentor.
“Sot na vjen turp që tash e 11 vjet ka bërë ksi veprime e nga instancat përgjegjëse nuk është marrë dënim konkret ndaj tij. Por, lëshimet që jënë bërë ndaj tij veç se e kanë inkurajuar më shumë që ai t’i kërcënoj dhe shantazhoj studentët”.
Edhe studenti Festim Tasholli nga kjo organizatë është shprehur i zhgënjyer nga mosveprimi me kohë ndaj profesorit Bekim Bejta nga Këshilli i Etikës, pasi sipas tij, është hera e pestë që i njëjti dërgohet te Këshilli i Etikës.
Pas fjalimeve, studentët kanë hyrë në rektorat për të biseduar me rektorin Qerim Qerimi në lidhje me shkarkimin e profesorit Bekim Bejta.
“Vendimi i sotëm është vendim që ofton siguri... nuk ishte fare e nevojshme”, tha Qerimi për Nacionale.
E më pas, Lëvizja Feministe Studentore protestoi nga ora 11:00, ku u kërkua nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë menjëherë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën. Përveç kërkesës për përjashtimin e tij, kërkuan edhe arrestimin e tij të menjëhershëm dhe fillimin e hetimeve për kërcënimet ndaj studenteve.
Anita Mjeku, një nga organizatorët e kësaj proteste tha se nëse rasti i profesorit në fjalë nuk kish marrë përmasa mediatike ai ende do të ishte duke ligjëruar në UP.
“Nëse nuk ish bërë rasti mediatik, ai kish vazhdu me qenë i pasuspenduar deri sot”.
“Suspendimi nuk është zgjdihje, duhet përjashtim për dhunuesit”, tha Mjeku.
E Dibran Hoxha tha se edhe pse ka fakte, Senati i UP-së nuk ka guxim ta përjashtojnë profesorin në fjalë.
“Jo bre nuk është i rrezikshëm veç këta nuk dojnë me kriju kësi lloj precedantesh me përjashtu njerëz. Po nëse kjo nuk është dëshmi e mjaftueshme, a i patë deklaratat..”
“Nuk durojmë më”, “Abusuesit jashtë universiteteve”, “Bekim Bejta jashtë”, ishin disa nga thirrjet e këtij marshi.
VIDEO:



