Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat për terapi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave për terapitë e pacientëve me kancer.
“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka akuzuar pushtetin për krijimin e një monopoli në sektorin farmaceutik dhe lidhje të kompanive me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tij, mungesa e barnave po rëndon familjet e pacientëve, pavarësisht miliona eurove të ndara për furnizim.