Strategjia e lidershipit te PDK-së në Drenas ishte fatale, ishte katastrofale - NACIONALE

Strategjia e lidershipit te PDK-së në Drenas ishte fatale, ishte katastrofale

8 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Vlen të thuhet edhe për PDK-në, çfarë talenti të jashtëzakonshëm kanë tregu që t’ia shkaktojnë vetes edhe një varrë në Drenas.

Kanë shku e kanë marrë një bela, kudo që ka qenë ajo dhe kanë thënë: po e internalizojmë, po e bëjmë tonën. Shkaktuan një përçarje të brendshme, që unë mendoj se shkaktuan një përçarje në nivel vendi.

Mënyra se qysh vendosën t’i ndajnë rrugët me Ramiz Lladrovcin, ka qenë amatoreze, qesharake. Dikush duhet ta marrë përgjegjesinë për këtë. E kandiduan për kryetar në Drenas, dikë që për momentin as nuk po më kujtohet emri.

E pabesueshme. Pra, e përgjysmuan Drenicën sado që Ramizi po del e po thotë ia kushtoj fitoren Hashim Thaçit, Kadri Veselit, ani nera iu rritë atij, këta fëmijët këtu, shkaktuan bela në derë të shtëpisë.

Në anën tjetër, qe dy herë e rritë Urani PDK-në në Prishtinë, po me çfarë qëllimi? Gjithashtu, krejt resurset financiare, logjistike, PDK i ka investuar te Urani. Në komunat tjera, iu ka thënë zoti iu ndihmoftë, e kemi një djalë këtu në Prishtinë, i cili e fitoi medaljen e bronztë. Po medalja e bronztë nuk mbahet mend në politikë. Në politikë, mbahet mend a fitove apo nuk fitove.

Për mu, mbetet i pakuptimtë, roli minor që e ka Agim Aliu në PDK.

PDK gati e konsideron të mirëqenë fitoren në Ferizaj. Është aset i jashtëzakonshëm në Ferizaj.

Ta mundë krejt Vetëvendosjen në Ferizaj. Pse nuk është Agim Aliu një prej figurave qendrore në PDK?

Analiza e plotë e Buzhalës, në videon më poshtë;

Lajme të ngjashme