Shtabi i VV-së i përdor mediat serbe kundër Baton Haxhiut, por s’i citon kur thonë se Kurti ishte agjent i Serbisë, me dashnore vajzën e Sokoloviqit - ministër i Millosheviqit
Raportimi i mediumit Albanina Post rreth krizës së shkaktuar në veri është cituar në mediat serbe. Sipas shtabit të VV-së, ky fakt mjafton ta lidhin mediumin e gazetarit Baton Haxhiu me Serbinë.
Në Ditarin e fundit, Buzhala e trajton këtë temë duke i përdorur standardet e njëjta për shefin e VV-së, Albin Kurtin.
Buzhala pyet se si ka mundësi që t’u mos u besohet mediave serbe kur thonë se Kurti është agjent i Serbisë?
Apo raportimi i mediave serbe se Kurti e ka pasur të dashur vajzën e Sokoloviqit – ministër i Millosheviqit?
Apo konferenca e Kurti e organizuar në burgun e Pozharevcit?
Rasti i Binçës...?
Të tilla standarde të dyfishta, Buzhala ua përplas në fytyrë shtabit të VV-së. Pse t’i besojmë Beogradit për Baton Haxhiun, e jo për Albin Kurtin?