‘Shkolla tradhtare’ e Podujevës – mësuesit mbajnë mësim pa e ditur SBASHK-u - NACIONALE

‘Shkolla tradhtare’ e Podujevës – mësuesit mbajnë mësim pa e ditur SBASHK-u

3 vjet më parë

nga Festim Gërguri

Kur ka ardhë kryeministri, një vogëlushe del dhe i rroket për këmbe i thotë: të lutem mos më hiq prej shkollës.

Në shkollën “Enver Maloku” në Podujevën e udhëhequr nga Vetëvendosje, nuk ka grevë.

Drejtori i kësaj shkolle, tha për Nacionalen se kanë mbajtur mësim.

Ne kemi filluar dje me mbajtjen e mësimit jo të kompletuar por pjesërisht, ku kemi ndarë tekstet mësimore një pjese që kanë ardhur pothuajse diku rreth 80% e nxënësve dhe prindërve kanë qenë prezentë në shkollë, janë pajisur me tekste mësimore. Siç e dini Abetaren e parë të përbashkët e ka ndarë kryeministri i Kosovës pikërisht në këtë shkollë edhe gjithçka ka qenë në rregull, përpos që të gjithë mësuesit nuk i janë përgjigjur mësimit” – thotë Agim Hamza, drejtor i shkollës.

Por përfaqësues të sindikatës thonë se në këtë shkollë ka pasur grevë e jo mësim.

“Nuk është mbajtur mësim në shkollën “Enver Maloku”. Greva prej orës 9 deri në ora 12, sipas udhëzimit mbi grevën, greva është mbajtur” – thotë Fadil Halimi nga SBASHK-u në Podujevë.

Drejtori Hamza ka mohuar të jetë urdhëruar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për të filluar mësimin.

“Natyrisht, ne jemi të gjithë që fëmijët të mos humbin, të mbajnë mësim, por nuk jemi të urdhëruar prej askujt, sepse ne duhet ta urdhërojmë vetë veten. Ne e dimë pse kemi ardhur në punë edhe duhet t’i përgjigjemi asaj për cka të paguar prej punëdhënësit tonë. E përkrahi sindikatën, e përkrahi kryesinë e sindikatës, por duke e marrë parasysh se ne kemi punuar në kushte më të rënda se tash, në kohë të okupimit, pa pare, në gjendje të rëndë ekonomike” – shtoi drejtori.

Lajme të ngjashme