Shembja e gurëve në rrugën Pejë - Kuqishtë, aksidentohet një veturë
Janë shembur disa gurë në rrugën Pejë – Kuqishtë, duke vështirësuar qarkullimin për qytetarët.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Nacionale, shihet se një veturë është aksidentuar si pasojë e gurëve që kanë rrëshqitur në këtë zonë.