“Serbia s’e prek Kosovën se shkrihet për 24 orë, s’e shkrin Albini, por NATO” — Rama: Protektorat ushtarak për veriun, skenar i mundshëm
Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kur tha se Serbia nuk lufton me Kosovën se i bie sikur të luftojë me Amerikën, Rama dha edhe një deklaratë tjetër në lidhje me mundësi lufte.
Sipas tij, Serbia s’mund ta sulmojë Kosovën sepse shkrihet brenda 24 orëve.
Këtë sipas tij do ta bënte NATO-ja, e jo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Serbia s’e prek Kosovën se shkrihet për 24 orë, s’e shkrin Albini, por NATO”, ka thënë Rama në një intervistë ekskluzive për Nacionale Video me gazetarin Berat Buzhala.
Ndërsa për veriun e Kosovës përmendi termin “protektorat ushtarak” si skenar i mundshëm, tash pas zhvillimeve të fundit atje.