Selmanaj: Kurti e ka instaluar në Kosovë sistemin e korrupsionit të strukturuar, Prokuroria po heton rreth 500 milionë të Qeverisë Kurti
Deputeti i LDK-së, Diriton Selmanaj, ka dhënë vlerësimet e tij për qeverisjen katër vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka deklaruar se Qeveria Kurti është qeveria e korruptuar.
Në një intervistë përgazetën Nacionale, Selmanaj ka bërë me dije se çdo korrupsion në këtë mandat është bërë me dijeni të tij.
“Kjo qeveri është e korruptuar. Duket pak e pabesueshme, sepse njerëzit kanë ndërtuar figurën e Albin Kurtit si një njeri që e shet edhe banesën e tij për t`i shërbyer partisë dhe në fund del si njeri që ka instaluar në Kosovë sistemin e korrupsionit të strukturuar. Çka i bije kjo? 2123 kontrata sekrete që kapin shifrën rreth 300 milionë euro, shumica e këtyre kontratave janë bërë në skuta dhe në zyrat e LVV-së. Këto kontrata kanë të bëjnë me energjinë elektrike, që i ka bërë Nagip Krasniqi dhe Martin Berishajn, me ambalazhuesit e ujit mbi 90 milionë euro, me subvencionet në bujqësi dhe në infrastrukturë”, është shprehur ai.
Selmanaj ka vlerësuar se vlera e kontratave që po hetohen nga prokuroria kap shfren e 500 milionë eurove.
“Vlera e kontratave të kësaj qeverie që po i heton Prokurori Speciale është rreth gjysmë miliardi euro. Pra, gjysmë miliardi euro të dyshuara për abuzim, për keqpërdorim”, ka deklaruar Selmanaj.