“Sa herë jom shku, e kom pa me armë”: Vëllai i Mirjetës që u zhduk para pesë vitesh shpreh dhimbjen
Mirjeta Zeka është shpallur e zhdukur prej 31 marsit të vitit 2019.
Sipas vëllëzërëve të saj, dyshohet të jetë zhdukur në ditën kur ajo do të kthehej në Gjermani pasi e njëjta po qëndronte në Kosovë për disa ditë.
Më poshtë, Nacionale sjell rrëfimin e vëllait të saj, që kërkon drejtësi edhe pas pesë vitesh.
Rrëfimi:
"Nuk ka pasë telefon të vetin personal, me bisedu me neve nuk ka mujtë, si motra me vëllain qysh folë.
Gjithmonë u dashtë me bisedu me interfon me neve, sa herë u dalë me folë me neve, cika u shku mas saj, nuk e kanë lanë kurrë vetë.
Sa herë i kam thanë motrës, motra jem nuk është në rregull qekjo, mos ke dicka, gjithë më ka thënë: vëllai jem mos ma prish jetën.
Ni herë ka ardhë motra, e ka pasë synin çivit, thash cka ke motra jem, tha jam vra në derën e kuzhinës, edhe qekaq.
Sa herë jam shku unë, ai gjithë ka hi mrena e ka marrë revolen e ka shti në bel edhe me revole në bel ka nejtë me mu.
Prokuroria shumë e ka neglizhu.
Sa herë shkojmë në prokurori, na thonë është nën hetime edhe kurgjo.
Na po kërkojmë prej shtetit me cu këtë rast në Prokurori speciale dhe me hjekë prej këtu, prej Mitroviës.
Asnjëherë nuk e kanë marrë këtë person, i vetmi person që ka nejtë ditën e fundit edhe mas katër muajve na ka thënë motra juaj nuk është, e qysh mas katër muajve me m’lajmëru.
Teshat e motrës ia ka kallë krejt komplet, asnjë dëshmi të saj nuk na e ka lanë.
Me 31 mars, ka thënë se ka ikë prej shpie, mo prej asaj dite nuk na ka lajmëru, mas katër muajve u lajmëru, e ka thirrë vëllaun, ka thënë cka u bë që nuk jeni lajmëru, ka thënë po jemi tuj ardhë, po na ka dalë një problem, motra juaj më ka ikë prej shpie, kur ka ikë, qat ditë që je kanë ti të nesërmen.
Ajo u çu ka pastru dicka, edhe u lodhë shumë edhe unë kam flejtë, edhe i ka marrë do sene edhe u ikë.
I kish pas thanë vëllait kam mendu që është te ju, e kishit pasë problem nëse ish kanë te ju.
Problem është që nuk e ka lajmëru rastin hic në polici"