Rukiqi lavdëron fushatën e LDK-së: Ka një vlerësim të përgjithshëm se fushata e LDK-së është ndër të mirat e këtyre 20 viteve
Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi në një intervistë për Nacionalen ka thënë se fushata e LDK-së është ndër më të mirat në 20 vitet e fundit.
“Ka një vlerësim të përgjithshëm se fushata e LDK-së është nder të mirat e këtyre 20 viteve. Pra, është një fushatë e jashtëzakonshme, në kuptim të pjesëmarrjes, të programit, në kuptim të saj çka shfaqet, në kuptim të estetikes dhe çdo elementi tjetër që e bëjnë jo vetëm fushatë moderne, por e bëjnë edhe fushatë fituese, me një frymë që po krijohet dhe e cila pastaj pritët të konvertohet edhe në kutitë e votimit, me një përkrahje për Lidhjen Demokratike të Kosovës që nuk e ka pasur nder vite”, ka thënë Rukiqi.
VIDEO: