Rrëshqitja e Naim Murseli: “A e kam pranuar ndonjëherë fajin për veprën që e kam bërë?” – Tenton menjëherë ta përmirësojë - NACIONALE

Rrëshqitja e Naim Murseli: “A e kam pranuar ndonjëherë fajin për veprën që e kam bërë?” – Tenton menjëherë ta përmirësojë

11 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Me masa të sigurisë, e dërguan edhe këtë herë në Pallatin e Drejtësisë.

Njëjtë, edhe këtë herë, Naim Murseli, tentoi të bënte edhe pyetje.

Megjithatë, sot rrëshqiti pak duke e pranuar veprën që e ka kryer. Por më pas, duke e përmirësuar.

Më pas, Murseli ka vazhduar me pyetje të tjera ndaj doktor Haxhibeqirit, duke e pyetur se si kishte rrjedh ekspertiza në publik.

Në deklarimin e tij gjatë seancës, Haxhibeqiri ka bërë të ditur se Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim mendor.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e doktorit Bujar Obertinca, i cili ka kryer ekspertizën ndaj të akuzuarit Granit Plava.

Mes tjerash, doktori Obertinca ka thënë se Plava nuk ka asnjë problem mendor, duke përmendur edhe aksidentin me motor që ai kishte pasur vite më parë.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Plava pyeti nëse kishte mundësi që kafeina, si stimulues, të kishte ndikuar në gjendjen e tij.

Lajme të ngjashme