Rrahman Jasharaj e vazhdon polemikën me ‘ngelçat’ e VV-së, flet për Dimal Bashën e Arbërie Nagavcin - NACIONALE

Rrahman Jasharaj e vazhdon polemikën me ‘ngelçat’ e VV-së, flet për Dimal Bashën e Arbërie Nagavcin

3 vjet më parë

nga Festim Gërguri

Shëndeti i përkeqësuar dhe ‘dimalët’ ishin ndër arsyet që Rrahman Jasharaj kësaj here të mungojë në komisionin për Arsim.

Pas skenës së turpshme që deputeti i VV-së bëri karshi ‘babës së grevave’, Rrahman Jasharaj i përgjigjet Dimal Bashës.

“Nuk isha në komision sepse jam keq me shëndet, por edhe për të çuar një mesazh: SBASHK-u ka edhe figura tjera pos Rrahman Jasharajt dhe për t’ia pamundësuar Dimal Bashës dhe ‘dimalëve’ tjerë të bëjnë skena të turpshme” ­– tha Rrahman Jashari – kryetar i SBASHK-ut.

Jasharaj nja dy fjalë i ka edhe për ministren Nagavci që së fundmi i doli diploma e masterit.

“Gjithashtu më vije shumë keq dhe ndihem i zhgënjyer kur e pashë se ministrja e Arsimit në fakt s’është hiç e kualifikuar në fushën e arsimit, por është juriste. Por, edhe më i zhgënjyer jam me notën e saj (6.4), ndërkohë që vajza ime me notën mesatare 10 s’po mundet të hyjë në punë, lëre më të bëhet ministre” – shtoi Jasharaj.

Rrahman Jasharaj u çua nga mbledhja e fundit në Komisionin për Arsim, pas gjesteve të papranueshme Dimal Bashës.

Por, deputeti i VV-së, s’e la me kaq. Ai skena bëri edhe në korridor, që filloi t’i bërtasë Jasharajt.

Së fundmi Nacionale ka botuar notat e Dimal Bashës që s’e lëshon nga goja temën e arsimit, por ato lënë shumë për të dëshiruar.

Lajme të ngjashme