Reagon vajza e 77-vjeçarit që u arrestua nga Serbia: Është në gjendje të rëndë psikologjike, nuk ka asnjë lidhje me akuzat
Hazir Haziri, u arrestua në mënyrë arbitrare nga autoritet serbe në Merdarë, por që nga 8 shtatori 2025, 77-vjeçari po mbahet në burgun e Serbisë mbi pretendimet gjoja për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.
Me ç’rast familja e tij po kërkojnë ndihmën e institucioneve të shtetit që ta ndihmojnë për ta kthyer në Kosovë, duke theksuar se ai nuk është në gjendje e tij psikologjike është e rënduar emocionale.
Vajza e tij, Kaltrina Haziri tregon për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online se babai i saj ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shpjegim.