Rasti Banjska: Mbrojtja e Dushan Maksimoviqit kërkon dëgjimin e nëntë dëshmitarëve, refuzohet kërkesa
Ka vazhduar edhe sot seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e sulmit terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit.
Mbrojtja e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, avokatja Jovana Fillipoviq, në seancën e sotme propozoi që të dëgjohen edhe nëntë dëshmitarë shtesë, si dhe të bëhet ekzaminimi i uniformave që dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit.
Këto dy propozime u kundërshtuan nga palët e tjera në procedurë, përfshirë Prokurorinë dhe avokatët përkatës.
Pas këshillimit, trupi gjykues vendosi që t’i refuzojë të dyja propozimet e paraqitura nga avokatja Fillipoviq.
Seanca e sotme u udhëhoq nga kryetari i ri i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, pasi gjyqtari paraprak, Arben Hoti, është avancuar në detyrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Arrni, së bashku me gjyqtarin Rrahman Beqiri, vazhdojnë të jenë në trupin gjykues në këtë proces, ndërsa si anëtare e re për këtë rast është caktuar gjyqtarja Donika Shala.