Rama në mesin e protestuesve i drejtohet Muratit: Çka po mshef minister, qiti paratë menjëherë
Pas një konference për media, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë në protestë.
Nga aty Rama theksoi se zgjidhja ekziston por që Ministria e Financave sipas tij po i mbanë jashtëligjshëm 35 milionë eurot e kryeqytetit.