Qeveria ndau afër 100 mijë euro - ministrat e Kurtit shkuan me vonesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor - NACIONALE

Qeveria ndau afër 100 mijë euro - ministrat e Kurtit shkuan me vonesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizuar nga prestigjiozja “The Economist”, që u mbajt gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës i ndau 92 mijë euro.

Ndonëse Qeveria e Kosovës ndau shumë të majme për këtë organizim, ministrave të saj nuk duket se iu ka bërë shumë përshtypje.

Ata nuk erdhën me kohë në samitin për të cilin qeveria ka ndarë rreth 100 mijë euro.

Liburn Aliu dhe Artane Rizvanolli, shkuan me vonesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist”.

Në këtë samit ishin të ftuar edhe ministra të shteteve tjera, të cilën zunë vendet e tyre me kohë.

Ata që u vonuan ishin ministrat e Albin Kurtit.

Liburn Aliu ishte i fundit që u ul në panel, ndonëse kërkoj falje për vonesën.

"Të dashur pjesëmarrës, të dashur kolegë, është kënaqësia ime të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm, kërkoj falje për vonesën. Erdha direkt nga ministria mes një trafiku të bllokuar" - tha ministri Aliu pasi mbërriti në event.

Me vonesë në këtë takim ishte kolegia e tij, Artane Rizvanolli.

Mirëpo ajo nuk e mori mundin fare të arsyetonte vonesën e saj.

Për këtë samit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 92 mijë euro.

“Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua gjatë kësaj jave në vendin tonë, kontribuon në promovimin e shtetit tonë dhe krijimin e një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë”, thuhet në arsyetimin e qeverisë për ndarjen e këtyre.

Kryeministri Kurti e mbajti një fjalim të gjatë në këtë Samit, ku foli për qeverisjen e brendshme, sundimin e ligjit, e dialogun me Serbinë.

E për këtë të fundit, Kurti tha se Serbia po synon të sigurojë të mirëmbajë marrëdhëniet edhe me Perëndimin, por edhe me Rusinë e Kinën.

E kemi ditur për një kohë të gjatë se Serbia dëshiron t’i sigurojë të gjitha, edhe armë ruse, edhe investime kineze, fonde evropiane, por edhe tolerancë amerikane. Por, pushtimi rus ka zbuluar diçka të cilës i jemi frikësuar shumë, por nuk e kemi ditur me siguri: ballafaquar me zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë, Beogradi çdo ditë po përçon sinjale të qarta që do ta zgjedhë këtë të fundit”, vlerësoi Kurti.

I pari i ekzekutivit foli edhe për qeverisjen e brendshme, duke theksuar arritjen e Kosovës nën Qeverinë Kurti.

Ai vlerësoi se Kosova është duke bërë hapa të mëdhenj drejt krijimit të një shteti vërtetë demokratik.

Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit… Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejt një ideje të tillë”, deklaroi Kurti në këtë Samit.

Lajme të ngjashme