Qe pse papunësia s’është 4% qysh po thotë Vetëvendosje: Çka duhet të dimë?
Nuk është hera e parë që partia në pushtet – Vetëvendosje – mburret me shifrat e punësimit edhe atyre të uljes së papunësisë.
Kësaj radhe Vetëvendosje ka cituar “Barometrin Ballkanik 2024” që sipas tyre, Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë nga vendet e rajonit.
Sipas matjes të publikuar nga Vetëvendosje, del se niveli i papunësisë në Kosovë është 4 për qind.
Mirëpo, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë që papunësia në Kosovë del të jetë 10,7 për qind.
Sipas shifrave të ASK-së të publikuar këtë e vit e që janë të vitit 2023, tregojnë se shkalla e papunësisë është 10,7 për qind. Ndërsa, shkalla e punësimit është 37,8 për qind.
Në rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e katër të vitit 2023, thuhet se rreth 1 milionë e 174 mijë persona janë popullsi në moshë pune.
Nga këta del që persona të punësuar në Kosovë janë 444 mijë e 186 persona. Ndërsa të papunë janë 53 mijë.
Por ajo që duhet të theksohet, është se kemi rreth 677 mijë persona që janë joaktivë, që do të thotë se nuk janë deklaruar që punojnë apo nuk janë të përfshirë në tregun e punës, nuk kërkojnë punë, e as nuk janë lajmëruar si të pa punë.
Nëse të dhënat për personat joaktivë shpërndahen, atëherë shifrat e papunësisë do të ishin ma reale.
Duhet theksuar se raportin të cilin e ka cituar Vetëvendosje, por që nuk i ka paraqitur në Facebook. gjithashtu thotë se veç 7% e qytetarëve mendojnë që gjendja ekonomike e Kosovës është e mirë, ndërkaq, 65% e qytetarëve e shohin rritjen e çmimeve si problemin kryesor.