Psikologia shpjegon se si funksionon truri i njeriut pas abuzimit seksksual, gati identike me mënyrën se si banorja e BBVK e rrëfen ngjarjen
Psikologia Brikena Krasniqi Hoti në emisionin TOK në Nacionale tregoi se në shumicën e rasteve target i abuzimeve seksuale janë fëmijët. Kjo për arsye se fëmijët janë më të paaftë për të mbrojtur veten e në këtë rast abuzuesit depërtojnë më lehtë tek ta.
"Meqë abuzimi seksual përfshin një sjellje të papërshtatshme, që ngërthen në vete; presion, dhunim e manipulim, normalisht fëmijët si qënie më të brishta, si qënie të paafta për ta mbrojtur vetëveten, është shumë më lehtë për abuzuesit që depërtojnë tek fëmijët. E përpiqen që ajo çfarë ndodh të heshtet ose të mos zbulohet. Shifrat tregojnë që moshat më të prekura ndaj abuzuesve seksual janë fëmijë të moshës 6-7 vjeçare deri në moshën 12-13 vjeçare"
Psikologia thotë se fëmijët, e në shumicën e rasteve vajzat që abuzohen seksualisht në moshën 5 ose 6 vjeçare nuk janë të vetëdijshme të dinë se çka po ndodh.
"Çka unë vërej po edhe çka thotë literatura ka disa mënyra se si ndodh. Përshembull në moshën 5-6 vjeçare kam raste kur ka ndodhur ngacmimet, abuzimet, prekjet me natyrë seksuale, kam pa kogja shpesh raste kur vajzat e asaj moshe nuk kanë qenë të vetëdijshme se çfarë po ndodh. Pse? Sepse ana tjetër e medaljes nënkkupton që abuzuesit seksual shumicën e rasteve nuk janë njerëz të panjohur. Janë gjithmonë njerëz të njohur, familjar, komshinjë, arsimtarë, njerëz që janë rreth nesh”, thekson ajo.
Ajo konsideron se qysh në fillim, prindërit bëjnë gabime në edukimin e fëmjëve sa i përket dëgjimit të dëshirës së tyre, kur ata thonë jo.
"Shumë shpesh i dëgjojmë le të themi në mënyrë të padëmshme këto shakatë, puthe dajën se mandej daja nuk të do ose nëse xhaxhain nuk e përqafon ai nuk do të të bie dhurata. Nuk i mësojmë fëmijët që ata ta dëgjojnë zërin e tyre, kur ata duan të thonë "JO", ne nuk ua vlerësojmë fëmijëve këtë. Edhe prindërit shpesh herë në një mënyrë të paqëllimshme i kushtëzojnë fëmijët që fëmija ta përqafoj dikënd edhe atëherë kur fëmija nuk dëshiron".
Kujtojmë se të hënën e javës që po lëmë pas, njëra prej banoreve të BBVK tregoi se kur ka qenë 5 vjeçe ngacmuar seksualisht. Pas rrëfimit të saj, komentet ishin të tmerrshme e ofenduese.
Të tilla si; "Po ku din fëmija 5 vjeç me mbajt sekret prej fëmijëve", "5 vjeç po mbajka në mend shumë, na mbytën me këto trillime e viktimizime", "mas 20 viteve i ka ra në mend, qesaj i thonë VIP", etj. Disa nga komentet i gjeni më poshtë.
Psikologia Brikenë Krasniqi-Hoti, e shpjegon në TOK se si funksionon truri pas një abuzimi apo ngacmimi seksual.
“Truri jonë e shkëputë personin nga rikujtimi i ngjarjes, pasi disa kujtime skajohen në memorien tonë. Kjo nuk do të thotë që harrohet por skajohet, në mënyrë që ato emocione që vijnë bashkë me kujtesën të shtypen, të mos vijnë në vetëdije sepse është shumë e dhimbshme”, thotë Brikena mes të tjerash në episodin e TOK në Nacionale.
Mënyra se si Brikena shpjegon se si truri i njeriut funksionon, e si një viktimë flet për ngjarjen traumatike është pothuajse identike me mënyrën se si banorja e Big Brother e shpjegon ngjarjen.






