Si mund ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre është abuzuar seksualisht ?
Viktima të shpeshta të abuzimeve seksuale janë fëmijët, e më shpesh vajzat e moshës 5, 6 ose 7 vjeçare. Në këtë moshë fëmijët janë të paaftë të kuptojnë se çka po ndodh. E për fat të keq psikologia Brikena Krasniqi Hoti, në emisionin TOK tregoi se abuzuesit seksual janë njerëz të njohur të viktimave.
Kur e kuptojnë "viktimat" që në atë moshë janë ngacmuar seksualisht ?
"Kjo ndodh kur fëmija, në këtë rast vajza rritet merr më shumë informacione, dëgjon në lajme. Përshembull unë kam pas disa raste, kur një vajzë në moshë të rritur më pati thënë që unë tek pasi dëgjova në lajme se çka i ka ndodhur dikujt, e kuptova se edhe ajo çka më ka ndodhur mua ka qenë ngacmim seksual", thekoi ajo.
Si mund ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre mund të jetë prekur nga ndonjë i njohur në vende të papërshtatshme? Ajo thotë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, ta hetojnë nëse fëmija i tyre ka ndryshuar sjellje, rutinën e gjumit, nëse është izoluar etj.
"Një gjë shumë është e rëndësishme që ka të bëj me traumën. Çfarë do që ndodh, sidomos sa i përket abuzimit seksual te fëmija dhe te secili person është ndjenja e vetëfajësisë.Personi që e përjeton një gjë të tillë, për shkak se nuk arrin ti jep kuptim pse ndodhi ajo që ndodhi. Arrin të besoj se ajo çfarë nodhi ishte pikërisht për fajin e tij".
"Ti kur ndihesh që ke bërë diçka gabim po realisht është gjithçka e kundërt, fëmijët po edhe të rriturit hezitojnë ta raportojn që u ka ndodh diçka e tillë. Mandej në rastet kur ka ndodhur që e kanë raportuar, ka ndodhur që të rriturit nuk ju kanë besuar; okej ky është një fëmijë me siguri e ka sajuar, nuk është e mundur që ky familjar të bëjë diçka të tillë. Është një kaos i plotë, por çfarë ndodh është që fëmija të mbetet me atë ndjenjën e fajës e të turpit brenda vetes".
Sipas psikologes, për trupin dhe oranet gjenitale fëmijët duhet të mësojnë qysh në moshën e hershme. Nëse fëmija nuk mësohet në shkollë ose në shtëpi, ai patjetër që do t'i mësoj termat e rrugës.
"Qysh në fillim në momentin kur flitet për trupin e individit në shkolla, që është klasa e parë nuk jam e sigurt po të dytën dhe të tretë patjetër. Kur flitet për njeriun dhe shëndetin e tij, patjetër që duhet të flasim për njeriun në tërësi me të gjitha elementet që e përbëjnë trupin e tij. Ky është hapi i parë, po tash gjuha që përdoret për të transmetuar informacione normal duhet të përshtatet me moshën. Në moshën 6-7 vjeçare është një gjuhë më ndryshe se si spjegohen gjërat dhe në moshën 15 vjeçare është një gjuhë tjetër".
