Propozimi për martesë në skenë teatri - rrëfimi emocional i aktorëve nga Gjakova që u martuan ne fund të shfaqjes
Një moment emocionues dhe papritur shndërroi Teatrin e Gjakovës "Hadi Shehu" në një skenë romantike mbrëmje e së martës. Pas përfundimit të një shfaqjeje, aktori i talentuar Besfort Berberi vuri në skenë një performancë më të veçantë - atë të një propozimi martese për aktoren tjetër të talentuar Vlera Pylla.
E emocionuar, Vlera Pylla nuk mundi të fshehë gëzimin dhe habitjen e saj ndaj këtij momenti. "Ky është një moment që tejkalon edhe ëndrrat e mia," tha ajo në një intervistë për Nacionalen, ende e nën emocionet e propozimit.
Besfort Berberi nga ana tjetër, tregoi se si u njoftua me Vlerën.“Ne kemi qenë në shkollë të mesme dhe kemi luajt në një shfaqje amatore. Aty ka qenë njoftimi i parë, kur jemi njoftuar që ekzistojmë si persona. Pastaj Vlera ka shkuar në Tiranë për studime, unë kam shkuar në Prishtinë edhe normal qyteti na ka bashku, Gjakova. Sa herë që kemi ardhë vikendeve jemi takuar, kemi biseduar për përvojat e shkollave. Pas fakultetit filluar të pëlqenim njëri-tjetrin dhe kështu lindi” – rrëfeu Besforti për Nacionalen.
“Nuk e kam menduar. Për këtë jam shprehur dhe kam thënë që i ka tejkaluar edhe ëndrrat e mia”- tha Vlera.