Policia e Kosovës kap rreth 120 kg narkotikë në autobus – arrestohet shoferi B.K.
Janë kapur rreth 120 kilogramë substanca narkotike në një autobus.
Policia e Kosovës, saktësisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë ndalur një autobus i cili po transportonte substanca narkotike.
Në këtë rast është arrestuar një person me inicialet B.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari B.K. është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe, në autobusin që ai po drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
Ndërsa i dyshuari B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.