“Përparim ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke” – Qytetarët e Prishtinës nisin festën pranë selisë së LDK-së
Pas mbylljes së qendrave të votimit, qytetarë të shumtë nisën festën pranë selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me flamuj të partisë, ata thërrisnin emrin e kandidatit për kryetar nga kjo parti, Përparim Rama.
“Përparim, ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke.” - brohorisnin ata.