‘Përniherë më thanë se është shtatzanë’: Mërgimtari thotë se po kërcënohet nga ish-miqtë pasi u nda prej gruas - NACIONALE

‘Përniherë më thanë se është shtatzanë’: Mërgimtari thotë se po kërcënohet nga ish-miqtë pasi u nda prej gruas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mërgimtar ka rrëfyer ndarjen nga gruaja, që sipas tij po i kushton rëndë.

Ai ka ngritur pretendime të rënda ndaj ish-gruas dhe ish-miqve të tij.

Më poshtë, mund ta dëgjoni rrëfimin e tij, ekskluzivisht për Nacionalen:

“Problem është me kanosjet, domethënë përndjekjet që po mi bëjnë ish-miqasia e gruas. Jam martuar përfaërsisht në vitin 2021. Unë kam punuar në Zvicër kurse ish bashkëshortja ka qenë në Kosovë, ku mirret me gjuhën mësimin në atë kohë kur ka jetu këtu, plus me marrë patent shoferën.

Jemi takuar rrugës kemi qenë për në Shqipëri, jemi takuar rastësisht në një market, rrugës për në Shqipëri.

Kemi hy në biseda, kemi shkëmby biseda përmes telefonit. Kemi vazhdu biseda për me njoftë njëri tjetrin. Pas dy javësh ka ndodhë fejesa.

Nëse nuk gaboj saktë, nuk e di a i ka gjashtë-shtatë muaj.

Në Zvicër, bashkëshortja ka ardhë në tetor ose nëntor të vitit 2022. Unë kam kërkuar divorcing në mënyrë që të ndahem, kam marrë kundërshtime dhe kërcënime ng apala e ish-miqasisë. I posedoj të gjitha faktet.

Ata nuk kanë pranu që vajza me u nda.

Thjeshtë, nuk ka funksionuar, ka qenë vendim i shpejtë për fejesë.

Edhe kjo tabuja, që ne të martohemi shpejt, të mos presim shumë.

Në Zvicër ka ardhë në tetor kemi jetu bashkë deri në janar.

Problem ka qenë që unë e kam që nuk mundem me e çu jetën bashkë me të.

Unë e kam pranu shkaku që ka thënë se jam shtatzanë. E kam kthy për faktin se familjet kanë bë kërcënime, e kam kthy me mendimin mos po ndodh një shans.

Nuk kemi pasë qetësi në martesë. Ka pasë gjëra që… nuk ka pasë dashuri të mjaftueshme mes njëri tjetrit. Në shumë raste e kam pa që nuk më ka dashtë por thjesht ka ardhë në Zvicër shkaku i letrave.

Para se me ardhë e kam bë kërkesën për ndarje, por kam pasë kërcënime nga familja bile edhe nga tezja.

Gjykata herën e fundit kur isha në seancën për ndarje, ka thënë nuk kemi kurrfarë fakte”, rrëfen mërgimtari

Kërcënimet kanë qenë në mënyrat ma të Randa të mundshme, kam me të faru krejt. Policia nuk ka ndërmarrë shumë hapa, në disa raste ka pasë neglizhencë. Në disa raste nuk m’u ka leju as telefoni sepse kam dashtë me inçizu, por nuk më ka leju Policia.

Më kanë dhënë vetëm rekomandime si: jeta vazhdon.

Jam shqetësu shumë, për faktin që më kanë ardhë gjithë këto kërcënime, strese", rrëfen ai.

Lajme të ngjashme