Për një natë jetova si milioner, rezervova dhomën 1200 euro nata - ku qëndroi Rita Ora e Dua Lipa
Në vlugun e plot sfidave që po i bëja me kolegen Anita Nikaj, radha i erdhi edhe sfidës për jetë luksoze, pasi në 2-3 videot e fundit kryesisht kishim ndjellur fukarallëk.
Fillimisht e sfiduam njëri-tjetrin të vishemi me 10 euro, pastaj u sfiduam për shpenzime minimale përgjatë një dite të tërë, dhe së fundmi e provuam nëse ishte e mundur të bënim një iftar për gjashtë persona me vetëm 10 euro investim - kjo e fundit na dështoi mjerisht.
Sidoqoftë, kësaj radhe isha i gatshëm të investoja 1200 euro për një natë në hotelin luksoz në qendër të Prishtinës, "Swiss Diamond".
E di shumë para, apo jo... megjithatë isha i vendosur të vazhdoja me planin tim dhe të merrja pak nga trajtimi i superyjeve që i bëhen figurave si Rita Ora, Dua Lipa, madje edhe Mbreti Charles nëpër hotele të tilla.
Prandaj, të enjten, i bëra një vizitë "Swissit" për t'i shndërruar pikëpyetjet në përgjigje. Një suitë gjigante "penthouse" në katin e shtatë.
Edhe hyrja ishte më e veçantë se e atyre të tjerave në të njëjtin hotel. Ndërsa karakterizohej me një dhomë ndeje gjigante, ngjitur me një dhomë gjumi absolutisht enorme.
Dy tualete, një kuzhinë, një xhakuzi, sauna dhe kabinë dushi për të luajtur me pasime brenda saj.
Nuk po e zgjas më shumë me fjalë, pasi gjithçka që do thoja do të ishte nëndeklaratë në krahasim me pamjet e mëposhtme.
