Para se ta takoj Hashim Thaçin, ky është mesazhi im për ju
Në objektin prapa meje, vazhdon të mbetet e burgosur e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës. Edhe si fat kolektiv edhe si fat individual. Edhe si metaforë, edhe si kuptim i drejtpëdrejtë i fjalës.
Hashim Thaçi dhe udhëheqësit tjerë kryesorë të UÇK-së, para pesë vitesh, u arrestuan ose më mirë me thënë u rrëmbyen kur askush nuk ishte gati. E më së paku, në atë kohë ishte Prokuroria. Ata e mbajtën gati tri vite pa aktakuzë.
Në mënyrë kaq të egër nga drejtësia, nga drejtësia ndërkombëtare, nuk janë trajtu as personalitet famkeqe serbe, si Jovica Stanishiq ose gjenerali Pavkoviq sepse supozohet se drejtësia është e verbër, ajo nuk sheh, por dëgjon.
Në rastin e Thaçit dhe të tjerët, drejtësia nuk ka qenë e verbër, por e shurdhër. Shkoi pas fytyrave, pas emrave të përveçëm. Nuk i ka hetu krimet, por i ka hetu personat.
Nuk ka hetu në fakt.
Prokuroria këtu, ka përndjek. I ka përndjek krerët ë UÇK-së. Këtu, nën këtë kulm, ndodhet edhe Prokuroria edhe gjykata. Edhe ajo e shkallës së parë, e shkallës së dytë. Edhe Supremja, edhe Kushtetuesja edhe Ombudspersoni.
Këtu ndodhet një mini-shtet që po e lufton shtetin që e ka kriju.
Ky institucion, vuan prej asaj që quhet ‘Kompleksi i Frankenshtajnit’. Pjella ka dalë prej kontrollit. Një proces auto-destruktiv, ku energjia e krijimit, kthehet në energji shkatërruese. E urren krijuesin aq shumë, sa nuk ia njeh as flamurin, as shtetin as kurrgjë.
Pse? Sepse kanë thënë se s’duan t’i lëndojnë ndjenjat e dëshmitarëve. Të vetmet ndjenja që do të duhej t’i lëndonte ndjenjat e shoqërisë gjenocidale serbe.
Pra, një organ i shtetit tonë, është kthy në një armik të shtetit tonë. E tha edhe James Rubin. Në këtë gjykatë, po gjykohet historia e Kosovës, duke i gjyku ata që e kanë çliru Kosovën, që pastaj ta gjykojnë historinë tonë.
Përmes të ndryshimit të së kaluarës, duan ta ndryshojnë të ardhmen. Sepse kush e kontrollon të kaluarën, e kontrollon të ardhmen dhe kush e kontrollon të tashmen, e kontrollon të kaluarën. Sigurisht kjo nuk është frazë e thënë nga unë. Kështu ka thënë George Orëell në romanin e tij distopik “1984”.
Kjo është një mënyrë e manipulimit të historisë, si mjet për kontroll politik, për ta formuësuar të ardhmen. Këtu ndodh edhe bashkëpunimi (mes ose pa vetëdije) i shtetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndoshta për arsye të ndryshme, por kjo nuk është aspak e rëndësishme. Serbia do ta ndryshojë të kaluarën tonë, duke e paraqitë UÇK-në si një organizatë të strukturuar kriminale dhe krerët e saj, si banditë të kësaj organizate.
Nëse kjo ndodh, përmes dënimit të tyre, kjo e ndryshon të tashmen dhe të ardhmen;
Bazamenti i shtetit të Kosovës, është lufta e UÇK-së – e cila tërhoqi pas vetes ndërhyrjen e NATO-s dhe Aleancën Perëndimore.
Nëse ai bazament tërhiqet, ndryshon – ndryshon cdo gjë. Ndryshojnë argumentet tona për të ardhmen tonë. Qeveria e Kosovës është pajtuar në heshtje me këtë rrjedhë të ngjarjeve. Kreu i saj, dëshiron me patjetër që ta shpallë ‘nul’ çdo gjë që ka ndodhë para shkurtit 2021.
Sepse sipas tij dhe njerëzve të tij, çdo gjë është shkatërru në 20-25 vitet e fundit; në këtë çerek shekulli ka ndodhë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe mbi 100 shtete që e kanë njoftë pavarësinë e Kosovës.
Unë nuk kam fakte që Qeveria Kurti dhe ajo e Vuçiqit janë të koordinuara, por e di një: që e duan epilogun e njëjtë.
Shqiptarët, kudo që jetojnë, nuk duhet ta pranojnë këtë epilog.
Prandaj të premtën në Tiranë, protesta duhet të jetë më shumë sesa manifestim.
Ka mjaft gjëra që nuk i dimë, por ka edhe shumë gjëra që i dimë. Nuk jemi shumë të sigurt pse kemi ardhë deri këtu, por jemi jashtëzakonisht të sigurt se nëse vazhdojmë kështu më tutje, jemi drejt humnerës.
A e keni pa se qysh jemi bllokuar si shoqëri edhe si shtet, qe një vit. Ne si shoqëri, kurrë s’kemi qenë më të përçarë përbrenda, e më të izoluar përjashtë.
Sepse kështu është gabimi: fara është mbjell mbrapsht, është mbjell me hile.