OJQ-ja e Kurtit patriarkale e patriotike: Sa Hamide duhet të vriten që shteti të marrë përgjegjësi?
Radha për episodin e radhës të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.
Padyshim se temë parësore, për të mos thënë e vetme ishte rasti i fundit i vrasjes tragjike të gruas shtatëzënë në oborr të repartit të Gjinekologjisë, Hamide Magashi.
Autori Buzhala këtu hodhi kritika ndaj zingjirit përgjegjës, ndërsa komentoi edhe statuset e krerëve shtetërorë, disa prej tyre që lanë shumë për të dëshiruar, thënë së buti.
Gjithashtu, kreatori dhe ideatori i Ditarit deklaroi se po të ishte vet kryeministër, gjëja e parë që do ta bënte në këtë rast, do të ishte të hesht.
Këtu precizojmë faktin nëse në anën tjetër të ekuacionit është një status i kotë.
"Çka do të bëja unë po të isha kryeministër, kur vritet një grua në QKUK, t'u dalë me ble bukë, vetëm disa ditë para lindjes. Në mes të me thënë diçka të pakuptimtë, në mes të me i thënë disa fraza të bukura letrare, edhe heshtjes, normalisht që e kisha zgjedh heshtjen. Shteti mbrëmë dështoi në të gjitha format dhe në të gjitha trajtat me mbrojtë jetën e Hamide Magashit, rreth 30-vjeçare, e cila i ka besu institucionet publik, siç është QKUK-ja."
Veç kësaj, ai shtoi se në kushte normale vet njeriu është patriarkal, sepse këtë ia mundësojnë muskujt, dhe se implusi i parë që i shkon në mendje dikujt është përdorimi i forcës.
"Në kushte normale, bruto, të natyrshme, njeriu dhe natyra është patriarkale, sepse fizikusi, muskujt, ja mundësojnë një gjë të tillë. Impulsi i parë, reagimi i parë që i shkon mendja një burri kur i cenohet rendi shoqëror, një rend që ekziston tash e mijëra vjet, është me përdorë forcën".
Gazetari krahasoi edhe rastin e mbrëmshëm me atë të dhjetëra viteve më parë, kur njerëzit vrisnin dikë tjetër, sepse mendonin që janë qenie më shumë sesa tjerët, gjë kjo totalisht jashtë suazave.
"Nuk ka grupe më të rrezikshme, nuk ka kurgjo më të rrezikshme, se kur merren vesh grupi shumicë, grupi më i fortë me dominu pakicën, e kjo nuk ka të bëjë veç me gjininë. Ka qenë një moment historik, jo para 1000 viteve, para 70 viteve, ku një grup superior që e ka konsideru veten, ka pasë me i vra 7 milionë njerëz, veç pse sipas tyre, ata kanë qenë qenie inferiore. Kanë qenë nën-qenie".
Në pjesën e fundit, Berat Buzhala mori shembull Lindjen e Mesme, ku e gjithë historia dhe angazhimi i tyre është për vetëm një qëllim, që ta ketë të sigurtë pozicionin e tij.
"Para 200 viteve, e që ka vazhdu deri para 60 viteve, raca e bardhë ka pasë aso qëndrimi, që njerëzit me ngjyrë i ka konsideru mjete që flasin. I kanë përdorë si mjete të punës, sepse i kanë llogarit si qenie inferiore. Sot e kësaj dite në Lindjen e Mesme, është një pushtet, është një sundues, që ai vendos kush ka me drejtu veturën. Ai vendos që a ka me shku gruaja e tij te motra e vet pa qenë e shoqëruar. E konsideron se nëse përmbyset ky rend shoqëror, pozita e parë që lëkundet është pozita e tij".


