Fillon mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së 11-të - NACIONALE

Fillon mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së 11-të

15 orë më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të.

Kjo mbledhje po mbahet vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar ani pse jashtë afatit të paraparë kushtetues.

Në rend dite në këtë mbledhje do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë. Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve.

Lajme të ngjashme