“Oj zojë...qe ku e keni njerin”: Sabri Hamiti kapet me krejt në seancën ndaj Glauk Konjufcës për gaz lotsjellës - NACIONALE

“Oj zojë...qe ku e keni njerin”: Sabri Hamiti kapet me krejt në seancën ndaj Glauk Konjufcës për gaz lotsjellës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dal sot para Gjyaktës, ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në gushtë të vitit 2016, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në gushtë të vitit 2016, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ishte duke u diskutuar në lidhje me ratifikimin e marrëeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku akuzohet se Konjufca, që në atë kohë ishte shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur gaz lotsjellës.

Ku si pasojë ishte ndërprerë mbledhja.

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve, tre ish-deputetë.

Sot është dëgjuar Sabri Hamiti, i cili ka thënë se nuk e di kush e ka hedhur gazin lotsjellës në atë kohë, por se e dinte që ishte hedhur nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancë, gjithashtu u dëgjuan edhe dy dëshmitarë të tjerë, Slobodan Petroviq dhe Valdete Bajrami.

Ndërsa dëshmia e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj u shty për seancën tjetër.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme