"Nuk dorëzohem" - Momenti kur sulmuesit e Valon Sylës dënohen me 2 vjet burg efektiv, Syla e përmend edhe presidenten Osmani - NACIONALE

"Nuk dorëzohem" - Momenti kur sulmuesit e Valon Sylës dënohen me 2 vjet burg efektiv, Syla e përmend edhe presidenten Osmani

2 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për krime të rënda, është mbajtur seanca e radhës ndaj Kenan Hasani, Okan Hasani dhe Lum Dervishi, të cilët u dënuar më nga 2 vjet burg për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Në këtë seancë, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, bërë të ditur vendimin e gjykatës, ku tre sulmues u dënuan më 6 vjet burg.

Në këtë seancë tre sulmuesit nuk ishin prezent, ndërsa në sallë u paraqit i dëmtuari Valon Syla.

Si erdhi deri te sulmi i Sylës

Analisiti Valon Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një veture "Mercedes" dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Në shkrimin e parë, Syla kishte thënë se Tërnava është marakli i kerreve dhe ka treguar një ngjarje personale të vitit 1984.

Ai ka thënë hoxhollarët po sillen si “Mulla Mercedsa” në muajin e Ramazanit në vend se të reflektonin për modesti.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve... blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos 'Mulla Mercedesa' në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si 'Vali Corleone'...” – ka shkruar Syla ndër të tjera.

Po ashtu Syla kërkoi që Naim Tërnava të tregojë të hyrat financiare të Bashkësisë Islame.

Më tej, Syla publiko dy video në të cilat gjithashtu kritikoi hoxhën dhe tregoi një shaka.

“Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë. A je benz a je dizell?” – ka shkruar Syla.

“Bashkësia Islame, siç po duket me aktivitetet për Ramazan, veç dollarin Zot e kanë. Të Allahut jeni, dhe të mercedesi do të ktheheni... Urime. Kaq për sonte. Na ndiqni në Pressing.” – ishte shkrimi i fundit i tij.

Pas përfundimit të emisionit Pressing ku ai merr pjesë si analist, Syla u sulmua në një lokal në Prishtinë nga tre persona.

“Po ishin tre persona që më sulmuan. Rasti tashmë është në polici dhe po presim që të zbardhen detajet e tjera. Me shëndet jam mirë, nuk kam marrë lëndime të rënda.” – ka thënë Syla.

Ndaj këtij sulmi kishte pasur reagime të shumëta, në vend.

Lajme të ngjashme