Një "e pame" dhe 30 kryetarë komunash në takim me kryeministrin - çka u fol në takimin 3 orësh me dyer të mbyllura - NACIONALE

Një "e pame" dhe 30 kryetarë komunash në takim me kryeministrin - çka u fol në takimin 3 orësh me dyer të mbyllura

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ora është 10:00 dhe gjithçka është gati që të niste takimi mes kryetarëve të komunave dhe kryeminsitrit Albin Kurti i cili në takim do të vinte me tre ministrat e tij, atë të Financave, Hekuran Murati, të Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nikoqirin e ngjarjes, minsitrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Por kryeminsitri dhe ministrat vonohen. Gazetarët dhe kryetarët e komunave duhej të prisnin.

Ngjitas me sallën ku do të mbahej takimi, ishte një sallë tjetër në të cilën po mbahej një e pame. Mysafirët e që ishin nisur për kryeshnosh habiten disa herë dhe në vend të sallës ku mbahej e pamja, ia mësynin sallës ku parashihej të mbahej takimi mes kryetarëve dhe ekzekutivit.

Dikush tenton që t’i drejtojë ata që ishin për kryeshnosh, teksa kryetarët hynë e dalin. Askush nga ta e as organizatorët nuk dijnë të thonë saktësisht se çka do të bisedohej në takim. Kryeministri vjen, e mban një fjalim dhe përsëri gazetarët qiten jashtë. Në holl, ata pritën 3 orë deri sa u krye takimi.

Se çka ndodhi aty, niqeni videon:

Lajme të ngjashme