Ngritet aktakuzë ndaj Naim dhe Ariton Sahitit, të dyshuarve për fajde ndaj Eroll Muratit dhe familjes së tij
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Naim dhe Artion Sahitit, babë e bir nga Komuna e Gjilanit, për rastin e fajdeve ndaj vëllait të Eroll Muratit, rast të cilin e kemi raportuar ekskluzivisht në Nacionale.
Përveç Naimit dhe Aritonit, Prokuroria në aktakuzë ka përfshirë edhe tre persona të tjerë të dyshuar, emrat e të cilëve do të bëhen publik në Gazetën Nacionale gjatë ditëve në vijim.
Gazetari i Nacionale, Oqean Dërmaku, ka raportuar rreth këtij rasti të fajdeve ku ka intervistuar edhe Eroll Muratin dhe familjarë të tij, të cilët janë deklaruar për zvarritjet e Prokurorisë në këtë rast.
Rasti i fajdeve nga Naim dhe Ariton Sahiti ndaj familjes së Eroll Muratit, llogaritet të jetë rasti më i madh i kapur nga Policia e Kosovës që nga përfundimi i luftës.
Gjatë ditëve në vijim, Nacionale do të publikojë edhe aktakuzën e plotë nga Prokuroria.
Rrëfimin e Eroll Muratit për rastin e tij dhe të familjes së tij mund ta ndiqni në tri episode e mëposhtme, ndërsa pjesët e tjera mund t’i gjeni në Nacionale Videos në Facebook:
Episodi II:
Episodi III: