Nga OVL UÇK tregojnë se a kanë përkrahjen nga VLEN-i për protestën në Shkup - NACIONALE

Nga OVL UÇK tregojnë se a kanë përkrahjen nga VLEN-i për protestën në Shkup

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së, ka deklaruar për Nacionalen se kanë marrë sinjale se disa nga anëtarët e koalicionit VLEN do të marrin pjesë nesër në protestë në Shkup.

“Nuk I bëjmë ftesë askujt, qoftë të vecantë qoftë ndonjë rajoni. Të gjithë shqiptarët që mendojnë se po fyhet lufta jonë duke i gjykuar çlirimtarët tonë në Hagë, i ftojmë me qenë present në protestë”, ka thënë ai.

“Ashtu na kanë thënë se disa figura nga ky koalicion do të marrin pjesë atë ditë në protestë”, ka thënë Syla për Nacionalen.

Lajme të ngjashme