"Shtëpia thatë": Nga katundi i Jakup Krasniqit ku mungon drejtësia për civilët e vrarë e në Prishtinë me autobus - NACIONALE

"Shtëpia thatë": Nga katundi i Jakup Krasniqit ku mungon drejtësia për civilët e vrarë e në Prishtinë me autobus

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Është ora 10:00 dhe është shumë qetë në fshatin Negrovc. Shumica e banorëve aty e kanë lënë fshatin për të shkuar drejt zonave urbane. Andaj edhe në ditën kur shumë drenicas kanë plan të nisen drejt Prishtinës, ku të dielën është ftuar një “Marsh për Drejtësi”, nuk ka shumë banorë.

Në një situatë normale, e diela e parë e prillit, do të duhej të ishte një ditë përfekte për ish-zëdhënsin e UÇK-së, Jakup Krasniqi. Por ai ka dy vite që gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku prej nëntorit të vitit 2020 u arrestua së bashku me tre drejtues të tjerë të UÇK-së.

Shtëpia e tij në fshat ka mbetur e zbrazët. Vëllëzërit dhe familjarët e ngushtë të Krasniqit nuk jetojnë aty, përpos Halimit dhe Agimit, të cilët nuk pranuan të flasin për media.

Bëhem gati të nisem për Drenas, aty ku janë organizuar autobusë për të interesuarit për udhëtim drejt Prishtinës. Por para se të shkoj atje u ndala tek varrezat e dëshmorëve dhe civilëve të vrarë gjatë luftës në Negrovc. Janë afro 20 civilë që janë vrarë e për të cilët nuk është dënuar askush.

U ndala te varrezat për t’ia rikujtuar vetes një gjë të tillë e më pas edhe të tjerëve në video terrenin që e bëra nga ky vend. Si në fshatin tim, civilë të vrarë ka në secilin fshat të Kosovës.

Rrugës për Drenas takojmë shumë vetura të veshura me flamuj të UÇK-së. Kur arrijmë në Drenas, qyteti gati është i bllokuar. Qindra njerëz kanë zënë vend nëpër autobusë. Vendosi që të hypi në njërin prej tyre. Ata të gjithë kanë një porosi: të lirojnë menjëherë të gjithë të akuzuarit.

Për më shumë, ndiqen videon nga terreni, rrugës për Prishtinë.

Lajme të ngjashme