"Nëse ik Albini, shpinë e shes”: Flet “Polaku” i Podujevës që shpenzoi 50 mijë euro për shtatoren e Kurtit
Sot në Peran të Podujevës është zbuluar shtatorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që është investim privat i një mërgimtari që jeton në Spanjë.
Pikërisht ky mërgimtar, Sabahudin Uka, që njihet me nofkën “Polaku”, ka folur për Nacionalen.
Në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi, “Polaku” i Podujevës ka treguar se jeton që 32 vite në Spanjë, ku, sipas tij, e posedon një salon të veturave.