“Në Kosovë ka punë por nuk ka punëtorë”- Pronarja e verarisë në Gjakovë tregon se hapi konkurs për punë por askush nuk aplikoi për tre vjet
Ylle Bylykbashi Byci, një grua ndërmarrëse mjaft e suksesshme në Kosovë. Ajo me biszesin e saj ka startuar qysh nga viti 2019, ku jetësoi endërrën e saj të kahmotshme.
Ajo në emisionin TOK në Nacionale tregoi se në biznesin e saj nuk ka punë intensive, megjithatë përsëri hasin në vështirësi në gjetjen e punëtorëve.
“Në 2020 e kam shpallur një konkurs, askush nuk ka aplikuar, as nuk ka thirrë. Ka qenë pozita për ndihmës në prodhim”.
Ajo tregon se më pas e kanë shfrytëzuar mundësinë që ti thërrasin personat që kanë nevojë për punë.
“E kam pas një rast, një burrë në moshë me mua për me dal në shitje në terren. Ja kemi spjegu si, ka thënë po a e kam unë edhe një ndihmës/e që ka me mi bajt kutiat. Kutiat nuk janë të rënda, i baj vetë nga 2-3”.
Ylle Bylykbashi thotë se në vend ka punë, por punëtorë nuk ka.
“Por a ka punëtor, është pikëpytje. Për mendimin tim, unë e kam krijuar këtë bindje prej përvojës”.
VIDEO:
