Ndodh edhe kjo: Në pikë të dimrit, Gjykata e Prizrenit ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për drogë me arsye se është vera
Jemi në sezonën e dimrit, por sipas Gjykatës Themelore në Prizren jemi në sezonën e verës.
Më saktësisht, Departamenti për Krime të Rënda për një çështje penale ndaj 4 të pandehurve që të gjithë nga Prizreni, për shkak të dyshimeve që ndërlidhen me posedim e shëprndarje të drogës, ka marrë aktvendim që me ju vazhdu masa e paraburgimit deri me 4 janar 2024.
Ndër të tjerash jepet edhe arsyetimi se pse iu është vazhduar kjo masë e paraburgimit.
“... ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurve, duke marrë parasysh faktin se jemi në sezonë të verës, ku është kontrolli i brishtë i kifinjëve dhe se të njëjtit mund të arratisen lehtë....”
Ky dokument është lëshuar me datë 1 dhjetor.
Nacionale ka kontaktuar me avokatin e njërit prej të pandehurve, për të biseduar pikërisht për “sezonën e verës”.
DETAJE- VIDEO: