"Nanë pa burrë”, “Fëmijë pa babë” - Në seancën ku definitivisht u përça VV-ja - NACIONALE

"Nanë pa burrë”, “Fëmijë pa babë” - Në seancën ku definitivisht u përça VV-ja

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje është para një udhëkryqi të rëndësishëm dhe që mund të jetë fatal në qeverisjen e tyre si parti e vetme në pushtet. Deputetë të ndryshëm të cilët i bashkon besimi në “fe dhe traditë” janë duke dalur në pah si grupacion i ri brenda VV-së.

Ata janë kundër martesave mes seksit të njejtë dhe e dështuan miratimin e Kodit Civil. Të njejtit dështuan miratimin e Projekt-ligjit, për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, që është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga VV-ja.

Grupacioni i tillë që ka edhe mbështetjen e disa deputetëve të pakicave, po bëhet edhe më i fortë dhe tashmë përçarja në partinë që e vetme ka pushtetin, duket e pashmangshme.

Kush është ky grup, dhe si e përkrahin njëri-tjetrin edhe pa folur publikisht lexojeni këtë tekst.

Ndërsa sesi shkoi përçarja në seancën e fundit ndiqeni videon.

Lajme të ngjashme