Murseli përballet me pyetjet e gjyqtarëve: E pranon se arma që bleu për Plavën u përdor në vrasjen e gruas së tij
Naim Murseli është përballur në gjykatë me pyetjet e trupit gjykues.
Ai ka dhënë disa versione të ngjarjes, duke deklaruar se ishte ndalur për shkak të një grabitjeje, pasi bashkëshortja e tij, Liridona, kishte bërtitur “ndalu, ndalu”.
Murseli gjithashtu ka pohuar se është në dijeni që arma, të cilën e kishte blerë një ditë më parë për Granit Plavën, është përdorur në vrasjen e gruas së tij.