Mossad-i po dërgon para me Western Union? Avokati Arianit Koci tregon se si po trajtohet Liridon Rexhepi pas arrestimit në Turqi
Disa ditë më parë, mediat turke raportuan për arrestimin e Liridon Rexhepit nga Kosova.
Liridoni është arrestuar në Stamboll nga policia turke pasi që u pretendua nga Inteligjenca turke se e ka identifiku si kreun e rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi.
Mossadi është inteligjenca izraelite.
Sipas Turqisë, Liridon Rexhepi i ka menaxhuar të gjitha operacione financiare të Inteligjencës së Izraelit në Turqi.
Turqia po pretendon se kanë fakte se Liridoni ka kryer edhe përgjime me dron dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinez.
Gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku ka biseduar me avokatin e tij nga Kosova, Arianit Kocin për të kuptuar se ku është duke u mbajtur Liridoni dhe si është duke u trajtuar ai.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.