Mimoza Kusari ankohet te Sllavko se Ramushi po i fryen listat e veteranëve të UÇK'së, e quan Uran Ismailin Idiot Patetik dhe e pyet Sllavkon "a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu"
Janë publikuar tashmë edhe incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit nga gazetari Berat Buzhala. Në këto incizime, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.