Me sa vite burg mund të dënohen dy të dyshuarit e arrestuar për spiunazh
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin në rajonin e Ferizajt në të cilin u arrestuan dy persona për spiunazh. Bëhet fjalë për Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin.
Gazetari Oqean Dërmaku, dje solli në vëmendje se sa mund të dënohen dy të dyshuarit për spiunazh, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Siç njofton Policia, gjatë bastisjes në pronat e dy të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.
“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia.