Me 100 nënshkrime mund ta regjistrosh një Bashkësi të re fetare në Kosovë, nëse e lejon Lista Serbe
Qysh prej 2007-s Ligji për Liritë Fetare në Kosovë është munduar të ndryshohet e të riformulohet që disa vite. Por me ardhjen e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, ky ligj i cili kërkon miratimin edhe të deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë, ka arritur që të ndryshohet dhe të depërtojë deri në duart e deputetëve.
Kjo ndodhi të mërkurën kur Komisioni për Drejtat e Njeriut miratoi projekt-lgjin e propozuar duke ua dërguar deputetëve të tjerë në atë që njihet si “leximi i parë”.
Por çka ka ndryshuar ky ligj nga ai egzistuesi?
Shumëçka në ligjin ezgsitues të vitit 2007 vetëm është riformuluar. Por egziston një pikë e re e cila është shtuar dhe ekzaminuar shumë detajisht. Ka të bëjë me regjistrimin e Bashkësive të Reja Fetare në Kosovë. Çka i bie kjo?
Në Kosovë ekzistojnë shtatë (7) bashkësi fetare si Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Bashkësia e Besimit Hebrej, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës,Bashkësia e Tarikateve të Kosovës dhe Komuniteti Bektashian i Kosovës.
Me ligjin e ri të propozuar hapet rruga për regjistrimin e Bashkësive të reja. Me vetëm 100 nënshkrime. Edhe pse me këtë projekt-ligj Bashkësitë fetare nuk janë të detyruara të regjistrohen dhe të pranojnë statusin e personi juridik kundër vullnetit të tyre, nëse dikush dëshiron të regjistrojë një të tillë duhet të paraqesë në Zyrë kërkesën për regjistrim nga një përfaqësues i autorizuar, të paraqesë një përfaqësues të autorizuar për qëllim të kontakteve të tij me autoritetet publike; qëllimin dhe aktivitetet e bashkësisë fetare; parimet bazë të besimit të bashkësisë fetare dhe pasurinë që e posedon dhe qëllimin e përdorimit të saj.
Kjo ka qenë një nga pikat të cilën e ka kundërshtuar Bashkësia Islame e Kosovës gjatë kohës kur kanë dhënë rekomandimet.
“Në Kosovë mund të regjistrohen bashkësi të reja fetare, nëse paraprakisht nuk është bërë regjistrimi i bashkësisë fetare apo kishës të tillë”, ka qenë rekomandimi i BIK-ut por që është kundërshtuar nga hartuesi i këtij projekt-ligji që është Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës.
“Ky propozim e veshterson regjistrimin e bashkësive të reja”, thuhet në përgjigjen e hartuesit.
Nidqe videon për të kuptuar më shumë rreth ndryshimeve në projekt-ligjin e propozuar.
Çka pas komisionit parlamentar?
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione miratoi projekt-ligjin me 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Mirëpo, si problematike, gjatë këtij komisioni u pa mungesa e Listës Serbe.
Duda Balje, kryetare e komisionit tha se mungon lista serbe në këtë komision dhe i ftoi ata që të bashkëngjiten, por me një situatë të tillë politike ku Lista Serbe nuk është pjesë e asnjë Komisioni e as votimi, ajo thotë se ky projektligj nuk pritet të miratohet.
“Kolegialisht po dua ta ftoj anëtarin e Listës Serbe të bashkëpunojë me ne bashkë për ta bërë këtë ligj, sepse ai shkon edhe në favor të Kishës Ortodokse, Katolike dhe komunitetin mysliman. Tash si është situata në Kuvend ne prej sot mundemi ta definojmë se nuk mundemi ta dërgojmë me sukses këtë ligj, i cili shtë shumë pozitiv dhe po shkon në favor të secilës fe këtu”, u shpreh Balje.
Brengën e njëjtë e shprehu edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi që të nisin diskutimet me Listën Serbe për t’i siguruar 2/3 e votave që nevojiten për miratim të këtij ligji.
“Nëse ka vullnet nga palët politike që me diskutua me komunitetin serb që ata me qenë pjesë e procesit atëherë mendoj se është moment i mirë dhe rrugë e mirë, por kështu siç është në start e dimë se nëse nuk ka diskutim me palën tjetër dhe me u sigurua me 2/3 ne kemi me punua në ligj dhe ligji ka me mbet në Kuvend. Dua të besoj në vullnetin e mirë që nuk është vetëm për shoë, por është thjesht për me krye punë deri në fund”, tha Hoxha.
Ndërsa, Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që Komisioni për të Drejtat e Njeriut ta miratojë projektligjin për liritë fetare me qëllim që ky projektligj të marrë rrugë ligjore.
“Është mirë të vazhdojmë me miratim që me marrë rrugën ligjore dhe pastaj Komisioni jonë me qenë më aktiv se çka na takon në diskutimin dhe përmbajtjen më të detajueshme. Sot është mirë ta miratojmë për rrugën e vetë ligjore si ligj”, tha ajo.