"Kush ma ka myt djalin", dramë në rigjykimin për aksidentin ku vdiq kadeti i Policisë Floridan Shabaj
Më 21 nëntor të vitit 2022 kishte vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës.
Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritë aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, Arton e Nezir Duraku 21 e 55 vjeçar. Fillimisht të dy u dënuan së bashku me 15 vjet burgim, por që Gjykata Supreme ka vendosur që rastin ta kthej në pikën zero, pra në rigjykim.
Këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore në Pejë, u mbajt seanca e parë e këtij rigjykimi.
Aty, as i akuzuari Arton Duraku e as babai i tij gjithashtu i akuzuar Nezir Duraku, s’e pranuan fajësinë.
Ata u deklaruan se ndihen të pafajshëm edhe për veprën penale të rrezikimit të përgjithshëm në trafik edhe për mosdhënien e ndihmës.
Pikërisht kjo bëri që nëna e Flordianit, të shpërthejë. Ajo iu drejtua dy të akuzuarëve me fjalës, “kush ma mbyti djalin?”, “UFO-t nuk ma kanë mbyt”, “Si nuk po iu vjen marre mos me pranu fajësinë”, etj.
Video:
Aktakuza
Sipas aktakuzës, në ditën kritike 21 vjeçari, pra i akuzuari Arton Duraku po drejtonte kamionin pa patentë shofer i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h.
Në kamion në cilësinë e pasagjerit ishte edhe babai i tij, pra Nezir Duraku i cili sipas prokurorisë pas aksidentit kishte dalë nga kamioni së bashku me të birin duke iu afruar viktimës por “nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë”.
55-vjeçari e kishte dëgjuar viktimën duke thënë “oj nonë”, në momentet e fundit të jetës.
Rrëfimi
Për Nacionalen në lidhje me këtë rast ishte rrëfyer edhe babai i Floridanit, z.Enver Shabaj, i cili, me një elekuencë të jashtëzakonshme ka rrëfyer detaje tronditësë.
“Floridani si fëmijë ka qenë i sjellshëm, i urtë. Gjithmonë e ka tregu vetën, në familje në shkollë e në shoqëri” – fillon rrëfimin e tij Enveri.
Tutje babai i Flordianit ka treguar se ai ka kryer fakultetin për fizioterapi, por që kishte pasion punën si polic.
Tutje ai ngadalë, fillon e tregon detaje të ditës kritike.
“Kah ora 11 e natës, e ka mar bebën në krah, çikën e vet. Unë isha i ulur, po më thotë o babë natën e mirë. Të nesërmen kur ka dalë djali, vërehet edhe në kamerë, se si kthehet dhe shikon nga shpija. Sikur me marr hallall.” – tregon me një qëndrueshmëri të pabesueshme Enveri, babai i Flordianit.
Tutje ai ka treguar detaje se si e mori vesh për vdekjen e të birit.
“Unë isha shumë i lumtur atë mëngjes. Nuk dija asgjë, kolegët e punës kishin marr vesh, më shikonin çuditshëm.” – shprehet ai.
Ai ka treguar se si e mori vesh për vdekjen e djalit, pikërisht nga gjendja e keqe e kolegëve të tij të punës, të cilët hezitonin t’i tregonin.